A keni parë ndonjëherë rrugë me panele diellore? - Krokodili

A keni parë ndonjëherë rrugë me panele diellore? - Krokodilihttps://krokodili.al/auto/a-keni-pare-ndonjehere-rruge-me-panele-diellore/ A keni parë ndonjëherë rrugë me panele diellore? Në vitin 2014 në një zonë të Holandës u hap një rrugë me panele diellore dhe pavarësisht problemeve ka gjeneruar rreth 3000kwh energji mjaftueshëm për të përballuar nevojat e një familje mesatare për gjatë një vitit. Ky projekt ka kushtuar 5 milionë euro dhe do të përdorët nga rreth 2 mijë shoferë në ditë për një periudhë 2 vjeçare testimi. Do të shihet nëse ky segment do të prodhojë mjaftueshëm energji për ndriçimin rrugor të fshatit me 3400 banorë.Ministrja e ekologjisë në Francë Ségolène Royal tha se se do të donte të shihte panele diellore të instaluara një në çdo 1000 kilometra të autostradës franceze. Franca ka një total prej 1 milion km rrugë por panelet e vendosura në sipërfaqe të sheshta rezulton se janë më pak efikase se ato të instaluara në zonat e pjerrëta të tilla si kulmet. Krokodili https://krokodili.al