Facebook at Work më në fund ka mbërritur i riemërtuar Workplace - Krokodili

Facebook at Work më në fund ka mbërritur i riemërtuar Workplace - Krokodilihttps://krokodili.al/inventions/facebook-at-work-me-ne-fund-ka-mberritur-i-riemertuar-workplace/ Facebook at Work më në fund ka mbërritur i riemërtuar Workplace Ne dëgjuam për herë të parë rreth një versioni special të Facebook-ut për profesionistët në vëndet e punës rreth 2 vjet me parë. Në 2015 kompania konfirmoi zyrtarisht që po punonte mbi një platformë të tillë dhe e kishte titulluar Facebook at Work. Platforma ka qënë duke u përpunuar për më shumë se 20 muaj për tu prodhuar zyrtarisht. Kompania ia ka ndryshuar emrin nga Facebook at Work në Workplace. Workplace është shumë i ngjashëm me Facebook-un që përdorin sot me shumë se 1 miliard njërez çdo ditë me të vetmin ndryshim në mundësimin e ndarjes së llogarive personale dhe atyre të punës duke bërë të mundur të qëndrojnë të veçuara. Kjo platformë u mundëson përdoruesve te Facebook-ut të ndajnë shumë gjëra me kolegët të jenë pjesë e grupeve dhe më shumë se kaq pa u dashur të shqetësohen për faktin që llogaritë e tyre personale dhe të punës mund të përzihen me njëra-tjetrën. Facebook-u ka hedhur në treg tashmë Workplace si një aplikacion desktop dhe mobile me gjitha ndryshimet dhe burimet e reja të informacionit. Disa tipare të tjera të platformës janë Live hood Reactions Groups Chat Video telefonatat si dhe shumë te tjera. Duke qenë se Workplace përdoret në biznes Facebook-u ka vendosur një çmim për përdorimin e platformes.Çmimi që do të vendoset do të marrë për bazë përdoruesit aktive gjatë një muaji që nënkupton përfshirjen e të gjithë atyre personave që e hapin dhe e përdorin Workplace të paktën një herë në muaj. 1000 përdoruesit e parë do të paguajne 3$ në muaj për platformën 1000-10001 pëdoruesit e dytë do te paguajnë 2$ për platformën kurse përdoruesit e tjerë aktiv mbi shifër do të paguajnë një 1$ në muaj. Disa biznese që kanë vendosur tashmë të përfshihen në këtë plateformë janë: Royal Bank of Scotland Starbucks Booking.com dhe kompania telefonike Telenor. Krokodili https://krokodili.al