Poezi per Babin – Krokodili

Poezi per Babin – Krokodili

https://krokodili.al/poezi/per-babin/





Poezi per Babin

Babai



I rreptë drejtë punëtor

Shtatëlartë i pashëm

Rrezatonte fuqi dhe moral

Si rrezet në shkëlqesinë e lindjes.



Me vullnet rrallë të thyeshëm

Fjalët domethënëse si kushtetutë

Ecja tregonte energji

Jeta kalonte në punë dhe sakrifica.



Kalitur në uzinat e minierës së Goleshit

Edukuar në frymën e pesë shtyllave

Thjeshtësia si burimi i lumit

Rrjedhte bujshëm në oxhak.



Qetësonte anijet në stuhitë familjare

Drejtonte trenin në binaret me fëmijë

Në oxhak ndante drejtësinë me paanshmëri

Shquhej për fjalën e dhënë – burrëri.



Durimi arma e tij me nam

Qëndrimi forca njerëzore

Fjala e dhënë rrallë lëkundej

Vazhdonte në labirintet nëntokësore.



Ndienim dashuri për mundin e tij

Siguri në afërsi

Mburremi dhe betohemi në te

Ne pasardhësit e tij.



Sot

I lodhur këmbët e sfidojnë

Me shtypin në dorë ditët i kalon

Ec rrugëve të trasuara të shtëpisë

Natyra modeste Të Madhin e Falenderon…



Poeme per babane e per vete



Im ate token shume e donte

Sic donte nene e grua

Per token lodhej dhe rekonte

Dhe djersen derdhte krua



Kur plis me plis hidhte hapin

I kishte hapi hije

Dhe zogjte e malit udhe i hapnin

Me fjale hiresie



Kur grushtin mbushte plot me fare,

Mahnitej kush e shihte,

Dhe era ndalte frymen ne are,

Qe qejfin mos ja prishte



Ne kembe si ne kater klecka

Ne gur ngrinte hardhucka

Pergjonte lart ne shelg rebecka

Me thonjte me majucka.



Me sqep lejleku bente harqe

Rreth rruzullit te diellit

Dhe dukej sikur ndillte paqe

nen kaltersine e qiellit



Po ati im mbi plisa ecte

Me shpirt te madherishem

Dhe tokes shpirt me shpirt i jepte

Nga shpirti i cuditshem



kur prane molles ulej qete

te hante buke e gjize

Nuk feshferinin gjethe e flete

Nuk pipetinte drize



Me token rrinte dite e nate

Ne vape, ere e mjegull

Ndaj nga pasardhesit im ate

Kerkonte djerse e rregull



Nuk kish syze dijetari

Dhe rafte me deftere,

Po udhe ihapte shkencetari

Me nam te madh e vlere



Ky shkencetar qe njihte dhene

Ne fusha pas me mori;

”mesoje biro abecne

ne brazdat qe le plori



Mesoje biro abecene

E gjithe abeceve

Atje ku plisat shpinen ngrene

Pas plugut e pas qeve….”



Pa dale mire nga pelena

Me dha ne dore hostene

Dhe shfryu si era ne bedena;

”Tani permbyse dhene/



Permbys dhene, dheu s’ankohet

Kur plori ia kruan shpinen,

Po qesh, lot valle dhe gezohet

Dhe gazi cmend luginen.



Dhe te harbuar marrin vrapin

Kercejte radhe-radhe

Dhe sythat syte e vegjel hapin

Per ditezen e bardhe”…



Nje dite i lodhur, i menduar,

I thashe me ngadale:

“Per se kaq shpejt m’i ke mesuar

Kaq pune e brenge e halle?”



Ai nga buzet llullen hoqi

E foli dy-tri fjale:

“Qe mos ta haje qeni shkopin.

Pellumbi im, o djale!”



Pastaj u ngrit te perkedhelte

Balashin dhe Kazilin,

Qe nxirrnin gjuhen si lepjet

Dhe shelgjet i lepinin.



Ata i bindeshin tim eti,

Sic binden dy femije,

Me ta e lidhte fort nje jete

Me qindra mijera fije…



Dhe nuk ia prishnin qejfin kurre

ne vape,ere, e mjegull,

leronin, mbillnin, mbanin grure;

Im ate donte rregull…



Pastaj babai ne plis mbeshtetur

Kendonte fill i vetem,

Sikur perpiqej per ta gjetur

ne kenge te verteten:



“Qe nga maja e malit

Ta shtira dylbine,

Pas drites se llambes

Ta pashe stoline.



Me gjysmen e ballit

Te derdhej shamia,

M’u ne doren time

Sec me ngriu dylbia.



Me eren e malit

Desha te te vinja,

Sarhosh sec me bere,

Mbeta neper brinja.



Qete m’i zu zekthi,

Kali malet mori,

Maje grurit mbata,

C’te bej une i gjori!…



Qe nga maje e malit

Ta shtira dylbine,

Them te vij pas teje,

Them ta shes shtepine…”



Ti ishe e vogel



Kur të pyetën për babain se ç’punë ka bërë

Ti ule kokën, se të erdhi turp

Doemos, ai punëtor i nderuar ka qenë

Nga fillimi e gjer në fund.



Mos e ul kokën, por në qiell ngrije

Se babai s’e uli kokën një jetë

Ti ishe e vogël, babain s’e njihje

Në shoqëri ish i madh, ish planet.



Babai Ismail Kadare



Ai erdhi ne mbremje i pire

afer vatres u ul, u step.

Kasketa e vjeter, e nxire,

gazeta e dites ne xhep.



Pse kihs pire nuk e tregoi

nena tha: “Ku ta dish!”

dikush vjershat e djalit te madh

ne gazete kritikuar kish.



Ne klub plot potere te tymte,

ne gazete i treguan nje vend

dikush i kish thene: “vate

dhe puna e djalit tend!”



Per vjershat e djalit s’kish pasur

te vecante interesim…

sonte ish here e pare

ne klubin e vogel plot tym.



Me mungon zeri yt



Më mungon shumë zëri yt baba,

kur ne bisedonim në çdo kohë,

i thellë si muzikë, i ashpër,

tashmë është kthyer në jehonë.



Mundohem ta sjell ndër mend,

po nëpër ditë ai mjegullohet,

para teje tulatem si fëmijë,

vështrimi laget me pika loti.



Në duar si gonxhe të paçelura

mbaje poezitë e mia në letër,

ti m’i flakje tej pasiguritë,

ti ishe kritiku im i vetëm.



Nuk e dija se paska sëmundje:

ta vjedhin zërin në një çast,

ta rrëmbejnë fjalën – atë urë

që na lidhte të dyve bashkë.



Do t’më mjaftojë heshtja jote,

vështrimet në fjalë do i kthej

buzëqeshjen e ëmbël që më fal

do ta vë në shpirt si ylber.



Më mungon shumë zëri yt baba…



Baba



Baba, ti që më flisje për bijtë e filanit,

të pasur ishin bërë e njerëz të shquar

Me shihje gjithë trishtim tek vija mbrëmjes, pa lek në xhep me libra nëpër duar.



Kujton vërtetë që s’të dëgjoja vallë,

kur ziheshe me nënën;çfarë bën ky çun

Të gjithë po bëjnë para me politikë,

dhe ky shikon veç ëndrra nëpër gjumë



Ç’më duhen librat që lexon, s’është i zot, ç’më duhen edhe shkrimet në gazetë

Filani bëri pare dhe ky s’bën dot,

kam frikë se s’do ja dalë kurrë në jetë.



Më vrisnin ato fjale dëgjuar shpesh,

dhe shpesh të kam urryer, ta kam thënë

Por qe gjithmonë një pakt bërë mes nesh, ndaj herë shkoja në shtrat edhe pa ngrënë.



E di, shokët të mburreshin gjoks rrahur

me xhepat fryrë nga euro e dollarë

Ah çunit tim, si fati nuk i ndriti

përçmuar edhe ndoshta shpirtit vrarë.



Gjer diten kur dikush te klubi i lagjes, kafene ta dha me shpirt e lotë ndër sytë

E di që ke një djalë për kokë të djalit,

është bërë vërtetë poet ai djali yt.



Babai im



Fjala e parë në jetë e çdo fëmiu

Je ti baba

Dashuria e madhe e çdo fëmiu

Je ti baba

Heroi i vajzës tënde gjithmonë

Je ti baba

Jorgani i çdo gabimi gjithmonë

Je ti baba



Ai që mërzitet për çdo lot që rrjedh

Je ti baba

Ai që për lumturin tonë bëhet lum që rrjedh

Je ti baba

Ai që më bën te guximshme në çdo aspekt

Je ti baba

Ai mashkull që çdoher më flet me respekt

Je ti baba



Je ti baba, je ti gjithçka!



Babai yne



Doja të më rrinte babai, brenda poezisë,

Të nxirrja mall nga mëngjezi n’mëngjez!

Por shtati i babait s’u maska prej fëmisë,

U shtrika pa fillim e mbarim…si Univers!



Kurrë s’u binda, ç’shkruajta për babanë,

Më dukej sikur harroja gjithnjë një varg!

Nuk kam qënë i zoti t’ia latojë shakanë,

Atë seriozitet burri e vështrimin aq larg…



Edhe sikur të isha skulptori më i shquar,

Përsëri do t’mëshoja…veç ndreq e prish!

Dhe broncet e Botës t’kaloja nëpër duar,

Prapë një copëz do më mungonte sërish…



Shtati i babait…nuk u maska prej fëmisë,

U shtrika pa fillim e mbarim…si Univers!

Babai nuk qëndron në vargje të elegjisë,

Është gjigandesk babai, babai nuk vdes!



Per babin



Kan kaluar Shum vjet

Qe um Jetoj larg ne gurbet

Nje nat von ne Telefon

Ne erdh lajmi qe babi me na ka lan



Dy Pika Loti me ran ne sy

Nuk esht emundur kam bertit

Pse o jet ate emore

Pse shtepin na epikollove

Pse na emore Lumturin ena fale merzin



Diku larg ne rrug pa kthim je larguar

O babi im

U ben dit qe je larguar

Eundave nga kjo jet

Por ne Zemer do Te mbaj gjithmon

O babi im indjer

Me Shum mall Emerzi ikam thurur Keto fjal per ty







Krokodili https://krokodili.al