Poezi per ditelindje - Vjersha per te uruar ditelindjen – Krokodili

Poezi per ditelindje - Vjersha per te uruar ditelindjen – Krokodili

https://krokodili.al/poezi/per-ditelindje/





Poezi per ditelindje – Vjersha per te uruar ditelindjen

1.Ne mengjes heret u zgjova

Athua dicka me zgjoj

Mu kujtua dashuria ime

Ditlindjen do festoj!



Do te doja te jem piruni

Ne dore te me mbash

A thua kjo me zgjoj nga gjumi

Pasten qe ta hash!



Kur qirinjet te i fikesh

N’deshire me fut dhe mua

Jam une e dashura jote

Qe me shpirt te dua!



Me shpirt e me zemer

Te uroj shendet

Lumturia e gezimi

Te prifshin per jete!



Urimin ruaje mire

Po te lutem shum

Kur me nuk do te jem

T’kujtohet qe te dashta SHUM!



2.Me than: Urime urime

Me uruan jete te gjate

Eh,i thash vetes sime

Per kend te jetosh,moj e ngrat?



Ata qe i dashta shum

Iken dhe me lan ne vetmi

Kujtim te vetem me lan

Vetem ca fotografi!



Shpesh c’mallem me dheun

Qe moti i ka mbulua

Pergjigjeje nuk marr kurr

Athua me kan harrua?



3.Per ty sot eshte nje dite shume e veçante



andaj se bashku me gezimin



dhe gjithe rendesin e kesaj dite te veçante



per ty dhe gjithashtu per mu dhe te gjithe ate qe te duan dhe ti i do:



Te deshiroj gjithe lumutrin e kesaj Bote,



Te deshiroj Suksese te medha ne te ardhmen,



Vullnet ne Pune/Mesime,



Te deshiroj fat ne te gjitha sferat e jetes



dhe me se shumti te deshiroj harmoni dhe lumturi



me te gjithe ata persona qe jane pjese e jetes tende.



Shume Urime Shume Urime



4.Më ndjenja të dashurisë këto vargje po i shënoj

Ditëlindjen tende më ca rreshta që ta uroj

Pse pranë teje në ketë ditë të rëndësishme nuk isha

Vetëm ca çaste së bashku më ty sot ti kisha

Të jem së bashku ti shijojmë këto çaste të lumturisë

Të t’kem ty afër dhe ta ofroj ngrohtësinë e dashurisë

Edhe një vit më buzëqeshjen tende të shendritshme sikur dielli

Edhe një vit më sytë e tu të bukur sikur qielli

Prezenca jote në ketë botë është bekim për mua

Nuk gjej dot fjalë të përshkruaj së sa të dua

Pa shpirtin tënd të pastër kjo botë nuk mund të ekzistoj

Pa zemrën tende të madhe as ditët nuk mund ti kaloj

Shpresoj që jetën ta kalojmë së bashku në lumturi

Çdo ditë të jetës sonë ta mbushim përplot dashuri

Te uroj që në zemrën tende kurrë të mos kesh hidhërim

Gjithmonë më personat që të duan të jesh në përqafim

Asnjë çast të jetës mos e kalofsh i vetmuar

Zemra jote gjithmonë të jetë duke kënduar

Sa do të doja të gjitha urimet këtu ti tregoj

Por nuk kam hapësirë të gjitha ndjenjat ti shënoj

Ndjenjat e mia për ty çdo çast po zmadhohen

Sa herë që flas me ty, veç më shumë dashurohem

Nuk mund ta besoj çfarë fati kam pasur në jetë

Që shpirti im, vend në zemrën tende të ketë

Shpresoj që fati i jetës kurrë të mos na ndan

I lutem zotit që sytë tonë afër njeri tjetrit ti mban

Sepse vetëm në sytë e tu e shoh kuptimin e jetës

Shikimin tënd unë e kam ushqim të vetvetes

Një Urim të fundit për sotë duhet ta shënojmë

Shpresoj që jetën së bashku ta përfundojmë







Krokodili https://krokodili.al