Poezi per Femije - Vjersha per Femije

Poezi per Femije - Vjersha per Femije

https://krokodili.al/poezi/per-femije/





Poezi per Femije – Vjersha per Femije

Kur qeshin femijet



Kur qeshin fëmijët,

dielli na duket më i madh, më i zjarrtë;

ngjyrë e verdhë e rrezeve

bëhet ngjyrë e artë,

hëna sa një diell ndrin çdo natë.

Kur qeshin fëmijët,

ne e ndjejmë veten më pranë fitoreve;

u buzëqesh fytyra

luleve, traktorëve,

qielli përkulet

e ulet oborreve,.

Kur qeshin fëmijët,

duan të na thonë:

Ecën mirë e bukur puna jonë,

lulet qindfishohen,

shtohet forca jonë,

këngët e fëmijëve qiellin ngjatjetojnë.

Kur qeshin fëmijët,

ne e ndjejmë veten

të shumtë, të fortë.

Barikada jonë rrënjët i ka

nëpër këta fëmijë që qeshin të lumtur,

dhe s’ka rrënjë më të forta në botë

Kur qeshin fëmijët,

prindërve një dorë u fshin shqetësimet,

Lodhjet bëhen lule,

Këngët s’kanë mbarime,

kur qeshin fëmijët e tokës sime.



Beni i vogel



Beni i vogël nisë, bërtet.

Donë ta blejë, një biçikletë.

Se sot paksa, është mërzit.

Kur nga shkolla, kthenin fëmijët.



Kur pa njërën plotë me lara,

qe mundohej te del e para.

Ec o Benë, tu dhentë e mbara!

Se askush nuk po benë gara.



Kur pa babin qe po vjen.

I ofrohet e rrëmben.

Me dy duar e zuri fort,

e dy fjalë ne vesh ja thotë!



E di babi sa te dua,

He, se q ‘kam, për me tregua.

E mbaji ne vete qe sa vjet.

Te ma blesh një biçiklete.



E kur babi e dëgjoi.

I dha fjalë, dhe i premtoi.

Se shumë shpejt do ta gëzoj.

Gushë, e ballë ia ledhatoi!

Iku Beni porsi era,

për tua thëne shokëve, ke dera!



Mos



Mos na i merrni ju lodrat,

as mos na i mbyllni shkollat.

Mos i trembni qengjat në kope,

lërini zogjtë të qetë në fole!



Mos na i merrni ju tonat dëshira,

Ju ujqër, dhelpra e ju shtriga.

Mos na i shkatërroni t’bukurat lojëra,

ju që krekosni sikurse korba.



Mos na e prekni fëmijërinë,

as mos na e merrni ardhmërinë.

Duam të rritemi të gëzuar në liri,

Mos na e shpërndani këtë fëmijëri.



Nje gaforre



Një gaforre ‘

Defatore,

Vuri kokën, mbi bastore,

Ju tha tanë me hy ne baste,

Kush nuk vete”!

Gripi e plaste!



Erdhën miq ,

e erdhën shoke,

Erdhi breshka, me rrase n ‘kokë!

Thirren lepurin e drenushën

Plot me miq e mbushen fushën!



Por bretkosës seç i plasi

Skllup e në ujë, kokën e rrasi!

Tha nuk vete “kurrë në bastore

Me k ‘to ”shtazët hile gjore”



Kur lind dielli



Kur lind dielli,

sa bukur duket qielli;

Rrezet në çdo vend i lëshon,

fëmijët në gjumë i ledhaton.



Eh, dielli i artë,

që rrezon nga lartë;

Rrezet çdo kund i shqep,

në male, fusha e det.



Dielli na është si flori,

i dashur për çdo fëmijë;

Me rrezet që ai lëshon,

Malet dhe fushat i zbukuron.



Kur lind dielli



Kur lind dielli,

sa bukur duket qielli;

Rrezet në çdo vend i lëshon,

fëmijët në gjumë i ledhaton.



Eh, dielli i artë,

që rrezon nga lartë;

Rrezet çdo kund i shqep,

në male, fusha e det.



Dielli na është si flori,

i dashur për çdo fëmijë;

Me rrezet që ai lëshon,

Malet dhe fushat i zbukuron.



Foshnja



Ndiej, që kurrë nuk kam ndier

madhështinë e pasurisë

ndiej, burimin e kënaqësisë

heshtjen që fletë pandërprerë.



Shpirti, kurora e mirësisë

lëng ky i bekuar në trupin tim

selia e emocioneve, gëzimit e haresë

në mua është, frymon, më ndez dashurinë.



Jo, shprehje nuk ka, poezia është e paaftë

të ju sjellë ndjeshmërinë qiellor

qoftë lirikë, poemë, prozë, monolog perfekt

asgjë nuk mund të përshkruaj ndjesinë parajsor.



Erdhi në jetë, solli magji moshës

foshnja frymon si loti i kristaltë

aq të zjarrta janë ndjenjat

edhe më e fuqishme ndjesia e të pasurit pasardhës.



Rrugëtoj më se qetë në moshën e tretë

shpresoj asnjërit nuk i kam hyrë në hak

për Shqipnjë jetësoj thjeshtë, tejet modest

thesar kam ndershmërinë, unë, shqiptar i rëndomtë.



Kenga e abetares



Abetare, Abetare,

Sillma diellin në dritare!



Lehtë, lehtë

e bukur, bukur,

Dora ime sa e lumtur;

Hap një faqe,

kthen një fletë,

Nëpër shkronja –

Bota vetë.



Rrjedh në fjalë plot kumbim

Gjuhë e lasht e vendit tim.



Me ty mendjen lartësoj

Me ty zemrën e gëzoj,

Bëhem zog e fluturoj.



Abetare, Abetare,

Ti je dielli në dritare.



Pranvera



femijet e gezuar

lulet duke lulëzuar

zogjet duke cicëruar

manushaqja duke fluturuar



pranvera e bukur

vjen e shkon

qelin lulet

zogu këndon



ne fëmijet

dalim te gëzuar

duke mësuar

te gjithë te gezuar



Pema



Një i moshuar qe mezi ecte.

Mbante n ‘dorë, një dru, si degë!

Beni i vogël posa e pa.

Seq e pyeti, me te lehtë.



Po qe do k’te,gjysh i dashur”?

Mos e do, te luash me mua?

Gati gjyshi, në gazë për t’ plasur.

Por me të butë, seç iu ofrua!



Shife pakë atë,”peme”plot me kokrra?

Qe cdo , ditë i hamë, plotë shije.

Edhe pse sot, janë te vogla.

Shumë shpejt vjeshta, n’trast na i bie”!



“Beni i vogël”shpejt kuptoi.

Nisë nga puna, pa u mat fare.

Me duar t ‘vogla, gropë mbaroi.

Për ca ditë, shpërthyen lastare.



Tash të tanë, thonë” mollë e Benit”.

Se shijojnë ato përditë.

Gjyshi tash, u nda nga jeta”!

“Beni e pema,shumë janë rritë!



“Mbollën te tjerët, e hëngrëm ne”.

Thonte gjyshi,qindra herë.

“Lumë për Benin qe e rriti”!

U bë burrë,madje, me vlerë”.



Kur femijeve u priten endrrat



Kur shpresën nuk e prekim me duar,

E përrallat e gjyshërve zemrën s‘ta ngrohin.

Kur muret e shkollave nga plumbat janë shpuar,

Atëherë botën e ëndrrave të mallkuar e shohin.



Ku kopshtet e lodrave janë bërë varreza,

Varreza të freskëta me gurë mermer.

Dhe rrugët kudo i ke plot me pengesa,

Nga gropat që hapin ca të mjerë.



Kur buzëqeshja e fëmijëve mbytet me lot,

E zemrat u dridhen skaj më skaj.

Ëndrrat e tyre vazhdojnë të vriten edhe sot,

Vriten tek fëmijët e pafaj!



Jani dhe pellumbi i tij



Një pëllumb ra në tokë

Sa shumë u gëzu Jani sot’

Jani pyeti ça’, ça’, ça’

Unë në vrap, pëllumbin ta za’



Pëllumbi i bardhë,

i bukur sa më s’ka

Jani donte që unë,

pëllumbin të ia za’



Jani ia gjunte ushqimin e tij

Donte pëllumbi të zbriste nga ajo çati.



Pëllumbi i bardh plot hijeshi

Sot, iku nga unë

Jani e përqafoi që nga larg,

Dhe pse afër e donte më shumë.



Mullisi dhe Femia



Pa fëmija një mulli,

tek një lumë që po e shponte,

i shkoi mendja si për dreq,

në mos rrymë ai prodhonte.



Mullisi i bardhë nga mielli,

kapi fëmijën ngrohtë për dore:

Eja, bir, bashkë me gjyshin,

të hamë bashkë një akullore!



Ky mulli, biri im!

Është i vjetër sa gjyshi im,

nuk pushon natë as ditë,

bluan drithër, nuk jep dritë.



Ti çuditesh, unë e di,

pse mulliri s’është muze,

në këtë shekull të teknikës

që ka zbardhur kohë e re.



Prapë çuditesh, por dëgjo!

Akolloret që hamë ne,

kanë brenda edhe miellin tim,

jo vetëm lëng frutash e sheqer.



Lëpin gjyshi akullore,

dhe mustaqet i bën pis

nuk pranon si thotë fëmija,

të jetë mësues, e jo mullis.



Këmbëzbathur në një luginë,

ku një lumë shkon me rrëmbim,

Mulliri i Lekë Bardhit,

bluan miell për fshatin tim.







Krokodili https://krokodili.al