Poezi per Librin - Vjersha per Librat

Poezi per Librin - Vjersha per Librat

https://krokodili.al/poezi/per-librin/





Poezi per Librin – Vjersha per Librat

Libri im



Ti më bëre të ditur,

më mbushe mencuri,

Unë ty të dua,

libri im je ti.

Tek ti kam mësuar,

të lexoj,të numëroj,

Më jepe lumturi,

kurr nuk të harroj.

Me ndihmen e mësueses,

unë shumë mesova,

Shumë vjersha te bukura,

tek ti i lexova.



E kam librin shok te mir

E lexoj me shume deshire

Lexoj vjersha e peralla

Fjale te urta dhe enderralla.

Kjo nuk eshte mahi

Me besoni miq te mi

Libri im eshte shoku me i mir

Ne qdo mbremje dhe agim.



Librat rrine rradhe – rradhe



Librat rrine radhe-radhe

presin doren qe ti marre.

presin doren t’i shfletojn

presin syrin ti lexoje.



Sa perralla rrin aty,

eja t’i kendojm te dy.

Sa figura, sa tregime

duan te hyn ne boten time.



Librat rrine krah per krah,

cili radhen sonte ?

thot i pari: merrme mua,

siq me do dhe un te dua.



Flet i dyti posht ne xham

po un radhen kur e kam?

librat rrine radhe radhe ,

presin doren qe ti marre.



Per librin



Çdo ditë e shfletoj

Dhe diçka të re mësoj



Sa herë kam lexuar

Kam qenë e gëzuar



Librin e dua shumë

Aty dija rrjedh si lumë.



Vjershe per librin



Fletët e tij

Unë i shfletoj,

Gjëra të bukura

Prej tij i mësoj.

Nga libri im i dashur

Gjithçka unë lexoj,

Vjersha e tregime

Dhe shumë gjëra hulumtojë.

Nga dora ime

Atë se lëshoj!



Libri



Kudo qe te shkoj

ku do qe te gjendem

tek mesimet e librat

gjithmon e kam mendjen



Libri eshte nje dritare

e hapur per ne

po ta veresh nga brenda tij

do te gjesh paqen dhe diturin



shpesh her e pyes veten

perse ta jetoj erresiren?

kur syt e mi ende

mund ta shohin driten



Libri eshte mrekulli

e krijuar nga natyra

ai shendrrit sikur

ylberi me shum ngjyra







Krokodili https://krokodili.al