Shpjegimi i Endrrave me shkronjen GJ – Krokodili

Shpjegimi i Endrrave me shkronjen GJ – Krokodili

https://krokodili.al/shpjegimi-endrrave/gj/





Shpjegimi i Endrrave me shkronjen GJ

GJARPRI



Simbolizon organin seksual të mashkullit, që futet në brendësi e një shtroje ose përroske.



Është e konceptuar edhe si shprehje e frikës drejt dëshirave të ndrydhura, komplekse dhe mendimeve të këqija.



Energjia shëruese, burimi i dijes dhe i urtisë si dhe dëshirat seksuale.



Ndrydhja e dëshirave seksuale.



Ripërtërija e brendshme shpirtërore dhe personale.



Lakmia, zilia dhe xhelozia.



Gjarpri i madh – të kanë mashtruar, humbje, sëmundje, padrejtësia e madhe që të bëhet, armiqtë errezikshëm.



Gjarpri i vogël – para jush qëndrojnë disa ngatërresa të vogla, mërzitje, zemërim. Mund të ketë persona të pabesë, që rrethojnë personin dhe të cilëve ndjehet i bezdisur.



Kafshimi i gjarprit është sinonim i të nginjurit, shpifje, një armik i fuqishëm do të të bëjë dëm. Ose do të ndërpritni miqësinë e gjatë me njerëzit që ju janë shpifë.



Po e sheh gjarprin të rrotullohet kular pritet një rrezik që do të vijë, ose humbje parash.



E shkelë gjarprin ke miq të rremë.



Gjarpri me shumë koka – do të ndodhesh përballë tundimeve të këqija, ose do të jeni në rrezik të madh, ose tregon se ti bën shumë punë të papëlqyera.



Shumë gjarpërinj – jeni të rrethuar më miqtë tinëzar dhe të keqi, dobësi, pa qetësi kalimtare.



E vret gjarprin – e bën të pafuqishëm një armik, madje u pret një sukses i madh në punë ose rivalët e juaj.



Të blesh gjarprin do të pësosh një dëm të madh.



Po ta shihesh gjarprin brenda në shtëpinë tënde, kjo ka kuptimi e një armiku me qëllim të lig.



Në qoftë se gjarpri mbështillet rreth teje pa të bërë dëm, do të shoshë një mik të ngushtë, ndërsa po ta shoshën atë në rrugë, punët e tua do të kenë përfundim të mirë.



Në qoftë se një grua sheh në ëndërr se lind gjarpër, një të ligë të madhe do t’i bëjë vetes dhe të afërmve të saj.



GJYSHI – GJYSHJA



Zakonisht gjyshja dhe gjyshi qofshin gjallë apo të vdekur e kanë kuptimin e dashurisë dhe respektit; ështëfjala për një ëndërr, në përgjithësi, paralajmëruese e fatit dhe e begatisë ose edhe jetëgjatësisë.



GJAKU



Thuhet se kur shikon nje enderr me gjake lahen te gjitha enderrat por gjithashtu gjaku eshte si simbol ne te gjithe jeten , Fuqia dhe jeta, keshtu qe nqs ju jeni ne fillimin e nje semundje nos e lini pas dore.



Nqs gjaku del prej jush ateher duhet te konservoni energji, nqs gjaku del prej nje njeriu tjeter mund te thote se ai/ajo po kerkon ndihme emosionalisht ose shpirterisht.



GJAKNDEZJE

Në qoftë se shihni që jeni gjaknxehtë, do të keni mërzi, në qoftë se shihni të tjerë me gjaknxehtësi, do të keni gëzim, në qoftë se shihni prindërit tuaj në gjaknxehtësi me ju, do të humbni dashurinë e tyre për shkak të mendjelehtësisë tuaj.



GJAKSOR

Në qoftë se shikon sikur je gjaksor ose që bën krime, do të pësosh varfëri dhe fatkeqësi. Në qoftë se shikon dikë tjetër të vrasë ose të përdor keq dikë, ti do të kesh siguri. Por Në qoftë se të bën keq ty, kujdes nga armiqtë e tu. Në qoftë se thjesht shikon një gjaksor, do të marrësh lajm të keq.



GJALP

Në qoftë se shikon që hani gjalp, do të keni zënie me të afërmit dhe me familjen, në qoftë se lyeni bukën ose e vini në gatim, do të merrni lajme të mira.



GJALLË

Në qoftë se shikoni një të vdekur sikur është i gjallë, ëndrra është e keqe për ty. Do të keni rreziqe dhe sëmundje.



GJARPËROJ

Në qoftë se shikon se gjarpëron ose zvarritesh në tokë do të thotë se do të keni fatkeqësi dhe mërzi. Në qoftë se shikon dikë tjetër të zvarritet drejt teje, ai person do të të dojë jashtë mase.



GJARPËR

Ëndrra me gjarpër është gjithmonë e keqe, pasi paralajmëron shkatërrim, zënie, ndarje, tradhëti etj.



GJELBËRIM

Sido që ta shihni, ngjyra e gjelbër, do të thotë shpresë dhe lumturi si në familje, ashtu edhe në fushën e dashurisë.



GJELLË

Në qoftë se shihni që hani gjellë të mira dhe të pasura, do t’u ndodhë diçka e këndshme, në qoftë se gjella që hani është e varfër, do të sëmureni rëndë.



GJEL

Në qoftë se dëgjoni gjel në ëndërr, do të dëgjoni lajme të mira, në qoftë se e shihni mbi çatinë e shtëpisë, fqinjët ju nderojnë. Në qoftë se hani gjel ju pret pasuri. Në qoftë se e therrni keni sukses në punë, në qoftë se shihni që ju sulet gjeli, do të keni zënie me shokë dhe të afërm.



GJENERAL

Në qoftë se shikoni në ëndërr një gjeneral, do t’u bëhen nderime të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur jeni ju gjenerali, do të dëgjoni të thonë shpifje për ju dhe do të mërziteni dhe do të falimentoni një herë e mirë në punët tuaja.



GJEOGRAFIA

Në qoftë se ëndërroni që lexoni gjeografi ose që shihni ndonjë hartë, përgatituni për ndonjë takim të ri dhe njohje të reja. Kujdes shëndetin. Mos u joshni nga gjëra të tepruara!



GJERDAN

Në qoftë se thjesht shikoni një gjerdan, do të merrni lajme të gëzueshme, por të papritura nga një shok. Në qoftë se jeni vajzë, do të prishet lidhja me të dashurin tuaj. Në qoftë se shikoni sikur keni vendosur gjerdan me diamante në qafë, mbrohuni nga kundërshtarët. Në qoftë se shikoni sikur keni vendosur në qafë gjerdan ari, do të keni grindje në familje. Në qoftë se jeni vajzë do të merni lajme të mira.



GJERMANIA

Në qoftë se ëndërroni udhëtim në Gjermani, është shenjë e mirë në fushën e ndjenjave. Çdo gjë do të shkojë mirë. Pregatituni për njohje të reja dhe lidhje erotike. Udhëtimi në Gjermani dhe takim me gjermanë, do të thotë ngritje në fushën profesionale, në fushën ekonomike, si dhe fitime. Kujdes Në qoftë se shihni sundim gjerman, skena lufte etj. atëherë ju presin mërzi dhe vështirësi ekonomike.



GJETHE

Në qoftë se shikoni gjethe peme të njoma dhe jeshile, në përgjithësi do të keni gëzime dhe shëndet dhe sukses të madh në dashuri. Në qoftë se shikoni gjethe të thara ose të vyshkura ose të rëna nga pema, do të keni pengesa të mëdha në jetën tuaj personale dhe në punë.



GJË E GJËZË

Në qoftë se shihni që përpiqeni të gjeni një gjë e gjëzë, do të merrni letër me lajme të mira. Në qoftë se e gjeni do të keni një punë të qetë dhe të këndshme. Në qoftë se kërkoni nga të tjerë që t’u gjejnë një gjë e gjëzë, kujdes pasi disa shokë ju duan të keqen.



GJËMB

Në qoftë se shihni gjemba, hidhërime të papritura ju presin, në qoftë se ecni mbi gjemba do t’u shfaqen shumë probleme në punë. Në qoftë se pastroni një vend nga gjëmbat, do të kaloni çdo pengesë dhe mërzi.



GJËMË

Në qoftë se shihni që jeni i mërzitur dhe i pikëlluar, ju pret përmirësim i gjendjes ekonomike, në qoftë se shikoni që dikush tjetër ka pësuar fatkeqësi ose është i mërzitur, do të humbni para për fajin tuaj.



GJËMOJ

Në qoftë se shikon se gjëmon dikë dhe e kap, do të çlirohesh nga armiq shumë të këqinj. Por në qoftë se të ikën do të bëjnë keq pas shpine. Në qoftë se gjëmon grua ose vajzë, do të të gjejë një e keqe e madhe.



GJËMIM

Gjëmimet në ëndërr do të thonë mërzi nga njerëz të mjedisit familjar e shoqëror. Flasin në dëmin tuaj. Gjendja shëndetësore do t’u drejtojë tek doktori. Në qoftë se gjëmimet që dëgjoni, shoqërohen me vetëtima, do të keni shumë fitime nga aktiviteti juaj profesional.



GJIGAND

Në qoftë se shihni gjigand, prisni fat dhe lumturi. E njëjta ndodh kur shihni që ju jeni gjigand. Do të thotë që jeni plot me ndjenja, ambicje, qejf, dhe do të gjeni njeriun e përshtatshëm në jetë. Ju pret afirmim, përparim, fitime, shëndet si dhe jetëgjatësi. Kujdes Në qoftë se shihni konkurrentë me përmasa gjigante, pasi do të thotë që i keni frikë pasi janë të aftë për çdo gjë. Në qoftë se ata ju mundin, do të keni pengesa në karrierë.Në qoftë se i mundni ju, ju pret lumturia përfundimtare. Kurajo.



GJILPËRË

Në qoftë se shihni gjilpërë, do të keni zënie me shokë dhe me të afërm. Në qoftë se ju shponi dikë me gjilpërë, do të keni dështim në dashuri. Në qoftë se shikoni një jastëk me shumë gjilpëra, ju pret shumë mërzi në punën tuaj. Në qoftë se kaloni perin në gjilpërë, do të keni shumë fitime nga puna juaj.



GJIRAFË

Në qoftë se shikon gjirafë, do të thotë se do të merrni një lajm të mirë dhe fitime shumë të mëdha. Në qoftë se shikon sikur jeni ulur mbi të, do të thotë se do t’i mundni armiqtë që keni.



GJOKS

Në qoftë se je grua dhe shikon gjoksin tënd, do të kesh gëzim. Në qoftë se i tregon jashtë tek njerëzit, do të mbulohet gabimi që ke bërë për të cilin shqetësohesh. Në qoftë se shikon gjoks femre do të marrësh një lajm të mirë dhe të gëzueshëm. Në qoftë se je plak ose i sëmurë ëndrra nuk është për mirë, do të pësosh keq.



GJUETI

Në qoftë se shihni që jeni gjuetar dhe gjuani zogj ose kafshë, do të keni vështirësi në çështjet tuaja. Në qoftë se shihni që hani gjah, njeriu që dashuroni ju tradhëton. Në qoftë se shihni të tjerë të bëjnë gjueti, kujdes pasi do të përpiqen t’u mashtrojnë.



GJUHË

Në qoftë se shihni që gjuha juaj është shumë e madhe, do të keni mërzi në familje. Në qoftë se është më e madhe se gjuha e zakonshme, do të thotë se njerëzit të vlerësojnë për seriozitetin tuaj. Në qoftë se shihni se gjuha juaj mbushet me qime, do të sëmureni rëndë.



GJUNJ

Në qoftë se shihni që keni gjunj të fortë, do të keni shëndet. Në qoftë se jeni të pamartuar ose të sëmurë, çështjet tuaja do të dështojnë. Në qoftë se shihni që ecni në gjunjë, ju pret shkatërrim ekonomik. Në qoftë se shihni që gjunjëzoheni para një gruaje do të keni tradhëti, para një burri, do t’u shajnë tek një njeri i njohur, në qoftë se gjunjëzoheni përpara një ikone, fati juaj do të ndryshojë.



GJURMË

Në qoftë se shihni përtokë ose diku tjetër gjurmë këmbësh, do të mësoni një sekret të madh.



GJYKATË

Në qoftë se thjesht shihni gjykatë, çështjet tuaja do të zgjidhen me vonesë. Në qoftë se je në gjyq për tu gjykuar, të pret sëmundje, në qoftë se të ndëshkojnë çështjet tuaja do të kenë sukses. Në qoftë se sheh se thjesht hyn në sallë gjyqi, një i afërmi juaj mund të vdesë.



GJYQ

Në qoftë se thjesht shikon një gjykatë, do të shpërblehesh për punën që bën. Në qoftë se të çojnë në gjyq për të të dënuar, atëherë prit një sëmundje të rëndë. Në qoftë se shikon një seancë bosh një person i yti do të vdesë.



GJYQTAR

Në qoftë se shikon gjyqtar, do të provosh shumë hidhërime dhe dëshpërime. Do të ndodhë diçka e padëshirueshme.







Krokodili https://krokodili.al